Flash

Rama merr dajren në “Opinion”: Pse nuk dal në debat me Berishën

Lapsi.al 11 May 2023
Rama merr dajren në “Opinion”: Pse nuk dal në debat me

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Opinion”. Gazetari Blendi Fevziu i dha një dajre si simbol të stilit të fushatës së kryeministrit në zgjedhjet e fundit. Rama ka kërkuar ta marrë në duar dajren mbi të cilën skicoi sipas tij, imazhin e gazetarit duke kërkuar ta mbajë dajren si dhuratë.

Që kur ka nisur fushata zgjedhore për 14 majin, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama debat publik lidhur me programet e partive. Por Rama tha se Berisha nuk e meriton një debat me atë pasi sipas tij, është një sharlatan që tallet me popullin shqiptar.

“Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë.

Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot”, - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI