Flash

Publikohet traileri i filmit "My Big Fat Greek Wedding 3"

Lapsi.al 11 May 2023
Publikohet traileri i filmit "My Big Fat Greek Wedding 3"

Së fundmi është publikuar traileri i vazhdimit të My Big Fat Greek Wedding.

Klipi tregon familjen Portokalos teksa udhëtojnë për në një bashkim familjar në Greqi për të nderuar dëshirën e fundit të babait të Toula (Vardalos): që e gjithë familja të vizitojë fshatin e fëmijërisë së tij dhe të rilidhet me rrënjët e tyre. John Corbett kthehet si bashkëshorti i Toulës, Ian.  Gjithashtu kthehet Andrea Martin në rolin e hallës Voula, Louis Mandylor në rolin e vëllait të Toulës, Nick, dhe Joey Fatone në rolin e kushëririt Angelo.

Në qershor 2022, ylli i filmit, Nia Vardalos, shkoi në Instagram për të njoftuar se po filmonin filmin e ri pasi fotot e kastit filluan të qarkullojnë në internet. "Kam një njoftim," filloi Vardalos në videon e shpërndarë në llogarinë e saj. "Ne jemi në Greqi, duke filmuar My Big Fat Greek Wedding 3, dhe ju falënderoj shumë për mesazhet e bukura. Jam në një dhomë të vogël, duke u bërë gati të zbres dhe të filmoj."

Aktorja më pas u hodhi fansave një vështrim në vendndodhjen e filmit në Athinë, Greqi, përpara se të zbulonte se ajo jo vetëm që po luan në film, por gjithashtu do të drejtojë My Big Fat Greek Wedding 3. "Do t'ju tregoj një pjesë. Jemi duke xhiruar në Athinë", tregoi  aktorja 60-vjeçare. "Oh, dua t'ju mësoj fjalën tuaj të parë greke, e cila është e-ski̱nothéti̱s, dhe çfarë do të thotë është drejtor. Dhe me mend kush është drejtori? Unë!"

Nia postoi gjithashtu edhe një foto me aktorët e tjerë Lainie Kazan, Louis Mandylor dhe Gia Carides dhe ndau se filmi i kushtohet të ndjerit Michael Constantine, aktorit që portretizoi babanë e saj, Gus./Lapsi.al

[embed]https://youtu.be/AAflXqZ5xs0[/embed]

Të këshilluara

Liam Payne i jep fund lidhjes me modelen

Liam Payne thuhet se është ndarë nga e dashura e tij modele Kate Cassidy pasi ajo besohet se është larguar nga shtëpia e tij. Artisti dhe modelja amerikane, ...

16:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI