Flash

PD nxjerr VIDEON: PS u jep makina 15-vjeçarëve në Kavajë

Lapsi.al 11 May 2023
PD nxjerr VIDEON: PS u jep makina 15-vjeçarëve në Kavajë

PD e Kavajës ka publikuar një video në rrjetet sociale duke akuzuar stafin e kandidatit socialist për kjëtë bashki, Redian Krali se u jep makina fëmijëve të mitur.

“15 vjeçarët me makinat e Partisë Socialiste! Ky është njeri prej rasteve më flagrante, por jo i vetmi që po ndodh prej ditësh në qytetin e Kavajës. Fëmijët nën 18 vjeç, shtabi elektoral i Redjan Kralit i ka pajisur me makina te veshura me logot e tij të cilët lëvizin të pashqetësuar pasi Policia e shtetit, e vënë në shërbim të plotë të partisë-shtet.

Por jo vetëm kaq, me dhjetëra makina me xhama të zinj dhe targa të huaja qarkullojnë në qytetin e Kavajës prej ditësh tashmë dhe Policia nuk ndalon askënd prej tyre, pasi urdhri i patronazhistëve me uniformë është i prerë: “Të mos ndalohet asnjë makinë e PS!”

Kërkojmë menjëherë reagimin e autoriteteve për të gjithë situatën e krijuar në Kavaje me urdhër të kryebashkiakut në ikje Redjan Krali dhe Policia e shtetit të zbatojë detyrat e saj ligjore e jo politike. Kriminelët me xhama të zinj nuk do ndryshojnë kurrë vullnetin e Kavajës për të çmontuar bandën në pushtet dhe policinë e krimit të vënë në shërbim të partisë. Do t’ju demaskojmë emër për emër dhe fytyrë për fytyrë. 14 maji, është fundi juaj!” – thuhet në njoftim.

Demokrati: Sa vjeç je ti bossi?

I mituri: 15

Demokrati: Kush ta ka dhnëë makinën ty?

I mituri: Xhiro

Demokrati: Xhiro? Të lejohet ty ti japësh makinën?

I mituri: Jo.

Demokrati: Jo? Kush ta tha makinën?

I mituri: Enver Halili

Demokrati: Po pse e merr makinën?

I mituri: Për qejf.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI