Flash

Nën akuzë për disa vjedhje, arrestohet "skifteri" i Vlorës

Lapsi.al 11 May 2023
Nën akuzë për disa vjedhje, arrestohet "skifteri" i

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.

Bëhet fjalë për shtetasin Zigur Veshaj. Ky shtetas, më datë 10.05.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje. Po në këtë datë, ka vjedhur produkte të ndryshme në një lokal, në lagjen “1 Maji”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:

1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë;

3. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market;

4. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;

5. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;

6. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.

Të këshilluara

Rama pret presidentin e Polonisë

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një ta...

17:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI