Flash

Lajçak pas takimit me Kurtin: Duhet të fokusohemi tek mirëkuptimi

Lapsi.al 11 May 2023
Lajçak pas takimit me Kurtin: Duhet të fokusohemi tek

Lajçak pas takimit që mbajti me kryeministrin Kurti në Qeveri tha se qëllimi i vizitë së tij është që te dakordohen për hapat e ardhshëm të dialogut.

Ai tregoi se do të ketë një takim në Bruksel Bislimi-Petkoviq, derisa njoftoi se pas Prishtinës do të shkojë edhe në veri të vendit për të kuptuar situatën atje.

“Ne kemi marrëveshjen dhe aneksin, prandaj duhet të kemi një mirëkuptim të qartë të hapit të parë, të dytë dhe të tretë. Ky është qëllimi. Në këtë pasdite do të shkoj edhe në veri të Kosovës. Dua të kem një pikëpamje të dorës së parë të situatës atje dhe shpresoj që të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar plotësisht në normalizim”.

“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”.

Lajçak tha se do të dëgjohë edhe perspektivën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Emisari europian u pyet edhe për Asociacionin dhe atë se çka është e pranueshme për BE-në.

“Lehtësuesit janë për të gjetur një mes dhe këtë saktësisht do të bëjmë këtë. Ajo që është e pranueshme për BE-në është e bazuar në normat dhe vlerat europiane, që janë në përputhje me modelet ekzistuese europiane”.

Lajçak nuk deshi të përgjigjet në disa pyetje të gazetarëve, duke thënë se në këtë pikë nuk dëshrion të dërgojë mesazhe.

Pas Kosovës, Lajçak do të shkojë edhe në Serbi.

Të këshilluara

Kurti dhe Lajçak takohen në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së ...

08:07

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebesh...

07:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI