Flash

I shiti 9 çanta 36 mijë euro sikur ishin origjinale, arrestohet vajza që menaxhonte faqen online

Lapsi.al 11 May 2023
I shiti 9 çanta 36 mijë euro sikur ishin origjinale, arrestohet

Një 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka mashtruar dy shtetase duke iu shitur çanta false si origjinale.

Një prej klienteve kishte blerë online prej saj 9 çanta në kohë të ndryshme me vlerë 36 mijë euro. Policia bën me dije s enë pranga ka rënë shtetasja Erlinda Metaliaj, banuese në Tiranë.

30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Metaliaj kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.

Metaliaj menaxhonte një faqe online, nga e cila iu bënte reklamë dhe i shiste çantat si origjinale duke iu thënë se i kishte siguruar si kontrabandë.

Përveç gruas që u mashtrua duke blerë 9 çanta, ka qenë një tjetër kliente, e cila i ka kërkuar t'i sillte çanta për dyqanin e saj nga jashtë, por më pas e ka kuptuar se ishin false.

Të këshilluara

Rama pret presidentin e Polonisë

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një ta...

17:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI