Flash

14 raste të shitblerjes së votës, kryeson Tirana

Lapsi.al 11 May 2023
14 raste të shitblerjes së votës, kryeson Tirana

Duket se shitblerja e votës është bërë fenomen i zakonshëm për vendin tonë sa herë që ka zgjedhje. Kështu, 14 raste të korrupsionit në zgjedhje janë regjistruar në Prokurorinë e Posaçme gjate fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit dhe po hetohen me dyshimet e shit-blerjes së votës. Pjesa më e madhe e rasteve te referuara janë në Tiranë.

Referimet janë në fazën e hetimeve paraprake, teksa në pranga për korrupsion zgjedhor deri më tani ka rënë vetëm 1 person dhe 1 tjetër po hetohet në gjendje të lirë. Megjithatë rastet janë shumë më të ulëta se ato të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Të dhënat zyrtare të SPAK në 2021, tregonin se gjatë asaj fushate elektorale u regjistruan mbi 140 kallëzime për krime të ndryshme zgjedhore.

Por nga totali i rasteve të kallëzuara, si të pandehur përballë Gjykatës së Posaçme gjatë viteve 2021-2022 përfunduan 7 persona dhe deri në fund të 2022 u dënuan 5 prej tyre. Rastet që përfunduan me dënime ishin ato të denoncuara me video nga emisionet televizive, mediat sociale apo të kapura nga vetë subjektet politike.

Tv.klan mësoi se në të gjitha Prokuroritë në Shqipëri, ka vetëm një hetim në Elbasan për krime zgjedhore. Të mërkurën, në një dalje për mediat, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi nga autoritetet të hetojnë shit-blerjen e votës.

Të këshilluara

Rama pret presidentin e Polonisë

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një ta...

17:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI