Flash

Zgjedhjet, 5500 policë për garantimin e procesit

Lapsi.al 10 May 2023
Zgjedhjet, 5500 policë për garantimin e procesit

Policia e shtetit do të angazhojë 5500 efektiva për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ. Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, përmes një procedure të përcaktuar, policia do të bëjë shoqërimin e kutive të votimit drejt KZAZ-ve. Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Aty tashmë kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, për të cilat nuk është raportuar asnjë problematikë gjatë transportimit të tyre.

Zyrtarë të policisë së shtetit, thanë për report tv, se një pjesë e efektivëve të policisë do të angazhohen për zgjedhje larg vendit të tyre të punës, ndërsa në rastin e Tiranës kjo detyrë do ti besohet patrullës së përgjithshme. Për shkak të angazhimit të policëve në zona të tjera, objektet e rëndësisë së veçantë shtetërore do të ruhen nga forcat Komando të ushtrisë, duke filluar nga dita e premte, deri të martën, kur konsiderohet i kryer procesi zgjedhor.

Angazhimi i policisë përfshin edhe periudhën e fushatës elektorale, të nisur që në 14 prill, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të tjera të partive politike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI