Flash

Shpallet në kërkim 29-vjeçari me precedent kriminal, kanosi një person

Lapsi.al 10 May 2023
Shpallet në kërkim 29-vjeçari me precedent kriminal, kanosi

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku shtetasi H.D ka kanosur një person brenda ambienteve të një lokali dhe më pas është larguar menjëherë.Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 29-vjeçarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh, një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit  në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive  të dobëta, menjëherë kanë shkuar në  adresën e marrë. Shtetasi H.D., pasi ka kanosur shtetasin tjetër është larguar menjëherë nga ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D.,  29-vjeç, banues në Burrel.Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI