Flash

Robert De Niro flet për ardhjen në jetë të fëmjës së shtatë

Lapsi.al 10 May 2023
Robert De Niro flet për ardhjen në jetë të fëmjës

Robert De Niro ka konfirmuar së fundmi ardhjen në jetë të  fëmijës së tij të shtatë.

Në premierën e "About My Father" të martën mbrëma, Page Six e pyeti De Niro nëse ishte i befasuar që ishte sërish baba në moshën 79-vjeçare. Ai u përgjigj prerazi me një "jo". Në fakt, De Niro shtoi se shtatzënia ishte "e planifikuar". Ai shtoi, "Si nuk mund ta planifikoni një gjë të tillë?"

Më herët atë ditë, përfaqësuesit e aktorit të "Taxi Driver" konfirmuanse ai mirëpriti një fëmijë tjetër, por nuk bën të ditur emrin ose gjininë e foshnjës.Ata gjithashtu nuk e zbuluan identitetin e nënës. Megjithatë, e dashura e tij shumë më e re, Tiffany Chen, u fotografua me barkun e rrumbullakosur muajin e kaluar. Dyshja u takuan në vitin 2015 në xhirimet e "The Intern" dhe u panë në një udhëtim në Spanjë vitin e ardhshëm.

Aktori ndan edhe vajzën 51-vjeçare Drena, dhe djalin Raphael, 46 vjeç me ish-bashkëshorten Diahnne Abbott.  Ai është gjithashtu baba i djemve binjakë Aaron dhe Julian, 27 vjeç, me ish të dashurën Toukie Smith, si dhe djalin Elliot dhe vajzën Helen me ish-gruan Grace Hightower – nga e cila u divorcua në 2018.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha vlerësimet e tij në aktrim, ata që e njohin Robert  thonë se të qenit baba është roli i tij i preferuar në jetën reale. "U habita kur dëgjova se ai kishte një fëmijë tjetër," tha shkrimtari Shawn Levy, autor i "De Niro: A Life" të vitit 2014, për Page Six të martën. “Dua të them se ai do të jetë 102 vjeç kur fëmija të mbarojë kolegjin. Por më duhet të them se ai është absolutisht një baba i shkëlqyer. Në fakt, një nga arritjet më të rëndësishme të jetës së tij janë fëmijët.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Sa është pasuria neto e Ed Sheeran?

Edward Christopher Sheeran, i njohur më mirë si Ed Sheeran, është një muzikant dhe kompozitor, i lindur më 17 shkurt 1991 në Hebden Bridge, Mbretëria e Bashkuar...

15:31

Demi Lovato e sigurt që ka parë Ufot

Demi Lovato është një këngëtare me miliona fansa në mbarë botën. 30-vjeçare, mund të ketë diçka të re për të shtuar në listën e saj të arritjeve, atë si vëzhgu...

12:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI