Flash

Rama: Krenar për inceneratorët, me Kokën e Bllakon të merret drejtësia

Lapsi.al 10 May 2023
Rama: Krenar për inceneratorët, me Kokën e Bllakon të merret

Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme për inceneratorët, ku i ka cilësuar vepra të një rëndësie të veçantë. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Now me Erla Mëhillin”, Rama u shpreh se inceneratorët kanë ndryshuar tërësisht të sotmen dhe kanë siguruar plotësisht të ardhmen e pastrimit të zonave ku janë vendosur.

“Kanë qenë zona të detyruara të bashkëjetojnë me vatra kanceri dhe sot i administrojnë dhe i përpunojnë mbetjet me standardet më të larta. Që nuk incenerojnë është histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë. Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë. Ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri u pyet nëse është krenar dhe për zyrtarët që janë pas hekurave për çështjen e inceneratorëve, duke përmendur këtu Lefter Kokën e Alqi Bllakon. Rama tha se kjo është çështje e drejtësisë dhe jo çështje e tij.

“Kush nga ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtyre veprave ka përfituar pas kurrizit tonë dhe në shkelje të ligjit përmes kësaj pjesëmarrje të shkojë aty ku s’thuhet. Kjo është çështje e drejtësisë, nuk është çështje e imja”, u përgjigj kryeministri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI