Flash

Po dëmton Berishën? Meta përgjigjet me "kunjë"

Lapsi.al 10 May 2023
Po dëmton Berishën? Meta përgjigjet me "kunjë"

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën që po bën PD zyrtare, e cila thotë se Meta në koalicion me Berishën po përpiqet të mbledhë vota për të forcuar veten e tij.

Sipas kreut të PL-së, kjo nuk është e vërtetë, duke thënë se kanë frikë mos u dobësohet Edi Rama. Sipas tij i vetmja marrëveshje që ka me Berishën është rikthimi i demokracisë dhe transparencës.

I pyetur për bashkinë e Tiranës, Meta tha se ajo do të fitohet nga Belind Këlliçi, ndërsa u shpreh se koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë shumicën absolute të bashkive.

Pjese nga deklarata: 

Pyetje: PD zyrtare bën fushatë duke përmendur emrin tuaj se në koalicioni që keni me Berishën ju kërkoni vota për te forcuar veten tuaj, ju e forconi apo e dëmtoni Berishën?

Ilir Meta: Ata kanë shqetësim se mos forcohem unë apo mos u dobësohet Rama dhe tutori i tyre, Unë nuk dua të merrem me ta, sepse nuk i kemi ata kundërshtarë. Ata janë majoneta të Ramës. Nuk meritojnë asnjë vëmendje, Meta kërkon të riktheje transparencën absolute në bashkitë e vendit dhe së shpejti në qeverisjen qendrore. Kjo është e vetmja marrëveshje që kam unë me Berishën.

Shumë shpejt ne do të punojmë dhe do zbatojmë ligjin e referendume në Shqipëri, por të mbarojmë cik punë më 14 maj

Pyetje: A është bashkia e Tiranës bast i Ilir Metës?

Ilir Meta: Nuk ekziston një bast i tillë për Ilir Metën, sepse Tirana është aq e madhe, aq e mençur dhe e sunduar nga krimi saqë janë kaq shumë faktorë që bëjnë një ndryshim përmbytës për korrupsionin.

Të gjithë janë të qartë për Tiranën, fituesi është Belind Këllici. Kjo ma ka bërë të lehtë angazhimin në bashki që nuk ishin në planin tim për tu fituar, por tashmë fitorja është e sigurt.

Sondazhet tona flasin për një fitore absolute në shumicën e bashkive, në nivel koalicion.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI