Flash

Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP-për mbetjet, në rajon për infrastrukturë

Lapsi.al 10 May 2023
Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP-për mbetjet, në

Pushteti lokal në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor bën pak investime kapitale, të cilat janë të domosdoshme për të përmirësuar jetën e komuniteteve, në krahasim me vendet e BE-së.

Përveç investimeve publike pushteti vendor në rajon i përdor edhe format e partneritetit publik -privat (PPP) për të realizuar disa shërbime publike ose për të kryer investime, thotë një analizë e fundit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Bashkitë në Shqipëri i përdorin PPP-të për menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet investimeve në incinerator.

Bashkitë në Malin e Zi i përdorin PPP-të në infrastrukturën e transportit, në Maqedoninë e Veriut për ndriçimin rrugor dhe ndërtesat publike dhe në Serbi për transportin publik.

Organizata tërheq vëmendjen se PPP-të po luajnë gjithnjë e më shumë një rol vendimtar në aktivitetin e pushtetit vendor, por gjithashtu sugjeron se kjo fushë kërkon më shumë vëmendje ndaj fenomenit të korrupsionit, përfundon raporti.

Sakaq në Shqipëri vitin e fundit shpërtheu një skandal i abuzimit me kontratat koncesionare të PPP-ve në sektorin e mbetjeve dhe kryesisht inceneratoreve. Kontratat të cilat janë ende në hetim nga prokuroria kanë çuar në burg disa zyrtare, por ndërkohë qeveria shqiptarë vazhdon të kryeje pagesat ndaj kontraktoreve me korrektësi.

Transparency International që mat indeksin global të korrupsionit i konsideroi kontratat koncesionare të inceneratorëve raste të korrupsionit madhor ku përveç abuzimit me fondet publike vihet në dukje kapja e shtetit.

Megjithatë, në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, PPP duket se aplikohet për ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës në pushtetin vendor, përveçse në Shqipëri i referohen kryesisht menaxhimit të mbetjeve.

Borxhi dhe huamarrja në nivel lokal duket se lejohen pothuajse në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me kufizime të caktuara në varësi të të ardhurave aktuale të pushtetit vendor. Përveç kësaj, kreditë afatgjata duhet do të miratohet nga ministritë e financave në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Maqedonisë së Veriut.

Në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë vendosur korniza rregullatore për buxhetin e qeverisjes vendore, planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e buxhetit, menaxhimin e thesarit dhe borxhit.

Mirëpo rezultatet tregojnë se, pavarësisht kornizave ligjore, shpeshherë mungojnë dispozitat të qarta për zbatimin efektiv të buxhetit të qeverisjes vendore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI