Flash

Goditi me lopatë në kokë 56 vjeçarin, kapet autori në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 10 May 2023
Goditi me lopatë në kokë 56 vjeçarin, kapet autori në

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 52 vjeçar i cili akuzohet se ka goditur me lopatë dhe bërë për spital një 56 vjeçar.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku 52-vjeçari, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.56 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ditën e djeshme, për një konflikt në Koplik, kanë organizuar punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI