Flash

Donald Trump shpallet fajtor për shpifje ndaj shkrimtares

Lapsi.al 10 May 2023
Donald Trump shpallet fajtor për shpifje ndaj shkrimtares

Një juri federale në Nju Jork e gjeti ish-presidentin Donald Trump përgjegjës për shpifje  në një gjyq civil që rrjedh nga akuzat se ai ab*zoi me  shkrimtaren E. Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani në mesin e viteve 1990. Ajo u shpërblye me 5 milionë dollarë në total.

Gjatë gjyqit tetë-ditor, avokatët e Carroll kërkuan një çështje para jurisë duke paraqitur se si pretendimet e saj përshtaten me një model, ose "modus operandi" për Trump. Përveç dëshmitarëve që thanë se Carroll u besoi atyre pas incidentit, juria dëgjoi edhe dy gra të tjera që përshkruan ish presidentin duke i kthyer papritur konfrontimet e rastësishme në sjellje të pahijshme se*suale.

Avokatët e tij nuk thirrën asnjë dëshmitar dhe ai nuk dëshmoi në gjyq. Ata argumentuan se Jean dhe 10 dëshmitarët e tjerë të thirrur nga ekipi i saj po komplotonin për të njollosur një ish-president nga urrejtja për të.

Carroll e akuzoi Trumpin se e kishte sulmuar  dhomën e zhveshjes së një dyqani Bergdorf Goodman në New York City në mesin e viteve 1990, dhe më pas e shpifi pasi ajo publikoi situatën në llogarinë e saj në vitin 2019. Ajo dëshmoi  gjatë gjyqit, se u përplas me Trump ndërsa po dilte nga dyqani një mbrëmje. Ajo tha se Trump e njohu atë, duke thënë "Hej, ju jeni ajo zonja këshilluese", duke iu referuar një rubrike reviste që Jean shkruante për gati tre dekada. Shkrimtarja tha se u përgjigj: "Hej, ti je ai manjati i pasurive të patundshme".

Carroll, atëherë 52 vjeç, shtgou se  Trump, atëherë 50 vjeç, donte këshilla për një blerje dhuratë për një vajzë.Ai i sugjeroi të shkonin në departamentin e të brendshmeve dhe aty gjërat morën një kthesë të errët./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Sia martohet në fshehtësi

Këngëtarja e njohur Sia është martuar me Dan Bernard në një ceremoni të vogël dhe private në Villa Olivetta të Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në Portofino, ...

11:49

Robert De Niro, baba për herë të shtatë

Përfaqësuesi i Robert De Niro konfirmoi për Page Six të martën se aktori ka mirëpritur fëmijën e tij të shtatë. Zëdhënësi nuk ndau emrin apo gjininë e foshnj...

16:41

Sa është pasuria neto e Ed Sheeran?

Edward Christopher Sheeran, i njohur më mirë si Ed Sheeran, është një muzikant dhe kompozitor, i lindur më 17 shkurt 1991 në Hebden Bridge, Mbretëria e Bashkuar...

15:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI