Flash

Doja Cat: Arsyeja pse bëra dy albumet e fundit

Lapsi.al 10 May 2023
Doja Cat: Arsyeja pse bëra dy albumet e fundit

Doja Cat i quajti në mënyrë sensacionale dy albumet e saj të fundit si marifete për të fituar para.

Në një postim të hapur dhe të sinqertë të martën në mbrëmje, reperja fituese e çmimeve Grammy ndau mendimet e saj për albumet e saj "Hot Pink" dhe "Planet Her" të publikuara përkatësisht në 2019 dhe 2021. “Planet her dhe hot pink ishin rrëmbim parash dhe ju e besuat”, shkroi në Twitter krijuesja e hitit “Woman” . "Tani mund të shkoj të zhdukem diku  me të dashurit e mi në një ishull, ndërsa do të qaj për muzikën mediokër."

Doja u shty drejt yjeve globale dhe mori çmimin e parë Grammy në karrierën e saj pas suksesit të albumit të saj "Hot Pink". Ajo fitoi nominimin në vitin 2020 për këngën e saj në krye të listës "Say So". Albumi i saj "Planet Her" - i cili mbetet publikimi i saj më i fundit deri më sot - i dha asaj një nominim për Grammy për albumin e vitit dhe albumin më të mirë vokal pop në ceremoninë e vitit 2022.

Doja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Dlamini, ka folur hapur për muzikën e saj dhe industrinë në tërësi. Vitin e kaluar, ajo pretendoi se kishte mbaruar me biznesin e muzikës pasi u përplas me fansat në Paraguaj për një shfaqje të anuluar në festival.

Këngëtarja u tha fansave se “mezi pret që të zhduket ” pasi mbështetësit e mërzitur e kritikuan atë që anuloi  festivalin Asunciónico të Paraguajit. "Nuk më intereson më", shkroi ajo në Twitter në atë kohë. "Mezi pres të zhdukem dhe nuk kam nevojë që ju të besoni më tek unë. Gjithçka është e vdekur për mua, muzika ka vdekur. Unë vazhdova, thjesht do t'i lë të gjithë të zemërohen."/Lapsi.al

Të këshilluara

Noizy dhe Jori, sëbashku në det të hapur

Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format. Ka...

16:05

Hasbulla reagon pas arrestimit

Të hënën vonë, influenceri i mediave sociale Hasbulla Nagomedov u raportua i arrestuar pasi ai ishte pjesë e një shkeljeje  të trafikut në Dagestan. Videot treg...

14:57

Katy Perry kritikon Meghan Markle: Kate fitoi

Katy Perry kritikoi Meghan Markle - dhe lavdëroi Kate Middleton - në një video që u rishfaq pas performancës së saj në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charle...

13:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI