Flash

3 shqiptarë të arrestuar në Spanjë, u kapën brenda në "shtëpi bari"

Lapsi.al 10 May 2023
3 shqiptarë të arrestuar në Spanjë, u kapën brenda

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga pasi janë kapur brenda një plantacioni me marihuanë. Mediat spanjolle shkruajnë se arrestimet janë kryer në Valencia. Shqiptarët janë kapur në një magazinë që ishte përshtatur dhe shërbente për rritjen e kanabisit. Ata janë nga mosha 35 deri në 52 vjeç dhe akuzohen si pjesë e nje grupi kriminal.

Brenda magazinës janë gjetur 1810 bimë marihuanë me peshë totale 201 kilogramë.

Hetimet nisën në fillim të prillit të kaluar, pas zbulimit të një mashtrimi me energjinë elektrike në një zonë industriale në Alaquà, Valencia. Pas disa hetimeve, agjentët e kufizuan zonën dhe përqendruan hetimin në magazinën në fjalë.

Pas verifikimit se atij i mungonte ndonjë lloj aktiviteti apo licence, ata arritën të zbulonin praninë e tre burrave, të cilët banonin brenda dhe përdornin automjete të marra me qira në emër të palëve të treat.

Prona kishte të gjithë elementët dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e përshpejtuar të marihuanës, si dhe dhoma për të gjitha fazat e procesit, që nga fara tek dhomat e mbjelljes e tharjes deri te ambalazhimi me vakum për shitje të mëvonshme.

Përveç mallit të sipërpërmendur, janë sekuestruar edhe katër kondicionerë, gjashtë filtra karboni, 41 ventilatorë dhe 164 llamba.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI