Flash

105 kg kokainë nga Ekuadori në Selanik/ Në pranga shqiptarë, grekë dhe maqedonas

Lapsi.al 10 May 2023
105 kg kokainë nga Ekuadori në Selanik/ Në pranga shqiptarë,

Një bashkëpunim i shërbimeve policore maqedonase dhe greke, çoi në sekuestrimin e 105 kilogram kokainë në Selanik. Në pranga ranë 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe 3 nga Shqipëria. 4 persona të tjerë janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Brendshme Greke bën me dije se sekuestrimi është rezultat i një shkëmbimi disa mujor të informacionit dhe i bashkëpunimit të suksesshëm.

Kokaina ishte fshehur në kuti me banane. Bëhet fjalë për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë kryer një sërë veprimesh për sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike nga Ekuadori në portin e Selanikut. Synimi ishte për ta shpërndarë më pas kokainën në disa shtete.

Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në 3 kontejnerë të cilat janë porositur dhe paguar nga një person nga Shkupi me iniciale A.K., 70 vjeç. Ai kishte hapur një kompani për importin e frutave nga Amerika e Jugut. Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një automjet mallrash me targa të RMV-së që drejtohej nga një 30-vjeçar maqedonas me iniciale M.M. i punësuar nga një person tjetër.

Pasi mori përsipër dhe ngarkoi kontejnerin me makinë ai u drejtua për një magazinë afër Selanikut. Policia e ka mbajtur nën vëzhgim dhe më pas ka ndërhyrë duke sekuestruar kokainën. Shoferi M.M. është arratisur, por pasi ka hyrë në territorin maqedonas përmes brezit të gjelbër të kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë është kapur nga policia maqedonase. ©LAPSI.al

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen

Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI