Flash

Sot gjysmëmfinalja e Eurovision

Lapsi.al 9 May 2023
Sot gjysmëmfinalja e Eurovision

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovision-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Përveç pesëmbëdhjetë vendeve që marrin pjesë, të drejtën e votës në gjysmëfinale si pjesë e ‘BIG 5’ kanë edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Përveç kësaj, ekziston një kategori e re që mund të votojë në të dyja gjysmëfinalet, “Pjesa tjetër e botës”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte (e martë) si e ftuar speciale.

Të këshilluara

The Weeknd rikthehet në rrënjët e veta

The Weeknd është zyrtarisht partner me Blue Bottle Coffee, e cila ka nxjerrë në treg së fundmi një linjë produktesh të quajtur Samra Origins. Produktet e reja j...

10:50

Nick Cannon flet për raportin me Mariah Carey

Nick Cannon thotë se Mariah Carey është mbështetësja e saj  nr. 1 kur bëhet fjalë për familjen e tij masive. “Ajo gjithmonë më pyet: "A je mirë? Si po shkon'? P...

18:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI