Flash

Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e Ukrainës

Lapsi.al 9 May 2023
Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi do të dorëzojë një amendament të një rezolute që duhet të miratohet nga Këshilli i Evropës, e që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Ata thonë se po mbrojnë integritetin e Moldavisë, Gjeorgjisë... Ne kemi shtuar një amendament për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të Këshillit të Evropës”, tha Vuçiç për Televizionin Happy të Serbisë.

Samiti i Këshillit të Evropës do të mbahet gjatë këtij muaji në Islandë. Vuçiç tha se nuk do ta ndjekë atë, nëse amendamenti nuk pranohet. Serbia, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

Vuçiç tha se Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën e saj evropiane pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se në marrëdhëniet dypalëshe do të punojë më ngushtë me vendet që kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka vendosur më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.

Me këtë vendim kanë nisur zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës. Aplikimi i vendit është dorëzuar në maj të vitit 2022.

Serbia përpiqet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo ndodh edhe pse me disa marrëveshje të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ky vend është zotuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë./ REL

Të këshilluara

Pikiata e euros rrezikon bizneset eksportuese

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese për të diskutuar mbi shqetësimet e ...

08:38

Këmbimi valutor për këtë të martë 9 maji

Në tregun e këmbimit valutor janë reflektuar pak ndryshime këtë të martë. Një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.5 lekë. Euro do...

08:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI