Flash

Rama fushatë për Erdogan/ Berisha: Ndërhyrje skandaloze dhe e patolerueshme

Lapsi.al 9 May 2023
Rama fushatë për Erdogan/ Berisha: Ndërhyrje skandaloze dhe e

Ish-kryeministri Sali Berisha komunikim për mediat ka thënë se mesazhi i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet në Turqi, është një ndërhyrje skandaloze.

Berisha theksoi se Rama për bën ‘fushatë’ për presidenti turk Erdogan, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve turk me origjinë shqiptare që votojnë për një Turqi të ëndrrës së tyre dhe të mos e marrin në konsideratë mesazhin e Ramës.

Lexo më tej: Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit 

“Jam sot për të denoncuar ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë me një mesazh të gjatë që synon t’i adresohet komunitetit të gjerë shqiptar, në republikën e Turqisë. Edi Rama, një armik i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turk të votojnë më 14 maj për presidentin aktual, në largim të Republikës së Turqisë. 

Duke dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj, u rikujtoj komunitetit se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votoni është një armik i vërtetë i lirie të qytetarëve shqiptar. Edi Rama dhe administrata e tij kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur pasuritë publike.”, tha Berisha.

Ish-kryeminist vazhdoi deklaratën me një thirrje: "Ju bëj thirrje të flakni me neveri mesazhin e Edi Ramës që iu drejtohet ju se për këtë duhet të votoni. Në emër të PD, në respekt të ligjeve, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij”.  

Lexo më tej: Dy fushatat/ Ku ngjajnë si dy pika uji, Rama dhe Erdogani 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI