Flash

Publikohen fotot zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla

Lapsi.al 9 May 2023
Publikohen fotot zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles dhe

Fotot zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla u zbuluan të hënën dhe treguan liderët e rinj të Commonwealth.

Por dy anëtarë të familjes mbretërore mungonin dukshëm në seancën e portretit: Princi Harry dhe Princi Andrew. Hugo Burnand, i cili bëri fotot e dasmës së Charles dhe Camilla në 2005, shkrepi fotot menjëherë pasi monarku 74-vjeçar u kurorëzua zyrtarisht në Westminster Abbey më 6 maj, raporton BBC.

I veshur me Robe of Estate dhe me kurorën Perandorake të Shtetit, Charles dukej mbretëror në dhomën e fronit të Buckingham Palace. Në foto, ai shihet i ulur në një nga fronet që u ndërtua për kurorëzimin e mbretit Eduard VII në 1902. Camilla u fotografua në dhomën e gjelbër të pallatit me kurorën dhe mantelin e Mbretëreshës Mari.

Burnand publikoi gjithashtu një foto në grup të të gjithë anëtarëve të lartë mbretërorë, duke përfshirë Princin William dhe Kate Middleton; Princesha Anne dhe Zëvendës Admirali Sir Tim Laurence; Duka dhe Dukesha e Gloucester-it; Princi Eduard dhe Sophie, Dukesha e Edinburgut; dhe Princesha Alexandra. Në foto mungonin dukshëm Princi Andrew dhe Princi Harry. Ky i fundit mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij, por u largua menjëherë nga MB për t'u kthyer në Los Anxhelos pas ceremonisë.

Zbulimi i portreteve përmbylli festën tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përfshinte një koncert të mbushur me artistë si Lionel Richie, Katy Perry, Nicole Scherzinger dhe një ribashkim të grupit britanik Take That./Lapsi.al

[gallery size="large" ids="822095,822096,822097"]

Të këshilluara

Demi Lovato e sigurt që ka parë Ufot

Demi Lovato është një këngëtare me miliona fansa në mbarë botën. 30-vjeçare, mund të ketë diçka të re për të shtuar në listën e saj të arritjeve, atë si vëzhgu...

12:48

Arrestohet personazhi viral Hasbulla

Personazhi viral, Hasbulla-i është arrestuar në Dagestan, për bllokim të trafikut së bashku me disa nga miqtë e tij. Raportimet pohojnë se pasi kanë shqetësu...

15:07

Sot gjysmëmfinalja e Eurovision

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovision-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i. Pesëmbëdhjetë shtete do të marr...

12:04

The Weeknd rikthehet në rrënjët e veta

The Weeknd është zyrtarisht partner me Blue Bottle Coffee, e cila ka nxjerrë në treg së fundmi një linjë produktesh të quajtur Samra Origins. Produktet e reja j...

10:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI