Flash

Detaje të reja/ Si humbën jetën 2 turistet e huaja në Valbonë

Lapsi.al 9 May 2023
Detaje të reja/ Si humbën jetën 2 turistet e huaja në

Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë. Ato ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit, por u rrëzuan në një greminë. Trupat e pajetë të dy vajzave nuk janë nxjerrë ende nga vendi ku kanë rënë dhe ku u gjetën prej policisë pas disa orësh kërkime.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe motit të keq me mjergull dhe borë është bërë e pamundur ulja e helikopterit nga skuadra alpine e FNSH-së së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, rezulton se dy vajzat janë nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, kanë kaluar në pjesën malore, aty ku janë përballur me dëborën që ende është e pranishme. Pa informacionin e duhur për terrenin dhe shtigjet, vajzat kanë vendosur të kalojnë mes dëborës dhe aty dyshohet se janë rrëzuar në greminë pasi kanë rrëshqitur.

Tragjike për to ka qenë goditja e mëvonshme nga një ortek. Drejt vendit të ngjarjes, janë nisur policia dhe banorët e zonës, ndërsa sqarohet se ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman. Sakaq, në media është zbuluar edhe identiteti i njërës prej viktimave. Ajo është 25-vjeçarja belge Baets Myrthe (foto poshtë).

"Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI