Flash

Demi Lovato e sigurt që ka parë Ufot

Lapsi.al 9 May 2023
Demi Lovato e sigurt që ka parë Ufot

Demi Lovato është një këngëtare me miliona fansa në mbarë botën.

30-vjeçare, mund të ketë diçka të re për të shtuar në listën e saj të arritjeve, atë si vëzhguese e UFO-ve.

Këngëtarja e “Still Alive” ndau disa foto në Instagram duke treguar një objekt të paidentifikueshëm në qiell mbi shkretëtirën e Kalifornisë pranë Palm Springs.

“A kam fotografuar një UFO ?”, shkroi ajo në foton e parë teksa një imazh i zgjatur gri u pa në qiellin pa re mbi një fermë.

Demi ndau një imazh më të afërt dhe vizatoi një rreth të madh të bardhë rreth tij, në mënyrë që 156 milionë fansat e saj të mund të shihnin atë që ajo pa.

Zona ku ajo shkrepi fotografinë ishte afër bazës së Forcave Ajrore Edwards.

Faqja e internetit EAFB e shpall objektin si “Qendra e Universit të Testimit të Hapësirës Ajrore”, kështu që çdo gjë që ka parë ndonjëherë Demi mund të ishte prej andej.

Sipas faqes së Edwards në Instagram, pilotët kanë kryer teste F-22 Raptor, si dhe teste të karburantit në ajër në zonë.

Një sondazh i Gallup i vitit 2021 zbuloi se 41 për qind e të anketuarve besonin se të paktën disa UFO kanë qenë anije hapësinore aliene, ndërsa 50 për qind besojnë se ato mund të shpjegohen nga aktiviteti njerëzor.

Nga ana tjetër Demi njoftoi se do të bëjë debutimin e saj regjisorial në një dokumentar të ri për Hulu.

Filmi gjithashtu ‘do të eksplorojë se si fëmijët shtyhen drejt superyjeve në moshë të re dhe se si rritja e tyre drejt famës, pasurisë dhe fuqisë ndikon në të ardhmen e tyre’. “Child Star” pritet të transmetohet në Hulu në 2024.

Të këshilluara

Arrestohet personazhi viral Hasbulla

Personazhi viral, Hasbulla-i është arrestuar në Dagestan, për bllokim të trafikut së bashku me disa nga miqtë e tij. Raportimet pohojnë se pasi kanë shqetësu...

15:07

Sot gjysmëmfinalja e Eurovision

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovision-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i. Pesëmbëdhjetë shtete do të marr...

12:04

The Weeknd rikthehet në rrënjët e veta

The Weeknd është zyrtarisht partner me Blue Bottle Coffee, e cila ka nxjerrë në treg së fundmi një linjë produktesh të quajtur Samra Origins. Produktet e reja j...

10:50

Nick Cannon flet për raportin me Mariah Carey

Nick Cannon thotë se Mariah Carey është mbështetësja e saj  nr. 1 kur bëhet fjalë për familjen e tij masive. “Ajo gjithmonë më pyet: "A je mirë? Si po shkon'? P...

18:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI