Kur Edi Ramën e nxjerr nga batutat, tallavaja dhe ofendimet është shumë e lehtë që të dalë bllof. Kjo i ndodhi kryeministrit gjatë një debati tek "Të Paekspozuarit", për pastrimin e parave në industrinë e ndërtimeve në Tiranë. Shumë raporte ndërkombatare madje dhe Departamenti i Shtetit apo BE, ka ngritur alarmin për lekët e krimit që pastrohen në Tiranë.
Lexo me tej:Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)
Neritan Sejamini e pyeti se si spjegohet që miliardat që janë hedhur për ndërtimet në Tiranë nuk justifikohen aspak me kreditë që kanë dhënë bankat. Gjithësej argumentoi ai në periudhën 2020-2022 janë dhënë leje për 2,37 milionë metra katrorë ndërtim. Sikur ti marrim me një kosto minimale për 500 euro metri katërorë ato kushtojnë afërsisht 1.3 miliardë euro që janë investuar në këtë sektor. Por ndërkohë vazhdoi ai po për periudhën 2020-2022 bnkat kanë financuar me kredi vetëm 200 milionë euro. Atëhere pyetja është nga kanë dalë 1.1 miliardë euro që nuk kanë kaluar nga bankat?The Economist: Pastrimi i parave po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë
A kemi të bëjmë këtu me para të papastra, të ardhuara nga aktivitetet kriminale dhe trafiku i drogës? A është kjo një provë që vërteton tezën që thonë institucionet ndërkombëatre të cilat e fusin Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, apo përgjimet që flasin për shplarjen e parave të Ndraghetës? Duke kujtuar se pyetja mbaronte këtu kryeministri u relaksua. Me lehtësi Rama iu përgjigj se këto ndërtime financohen nga blerja e drejtëpërdrejtë e qytetarëve. Pra sipas parimit të godinave që ngrihen duke u shitur që në gropë.Por analisti nuk e kishte lënë me kaq hulumtimin. Sejamini hapi sërish statistikat. Dhe prej tyre rezultonte se, as investimi personal i qytetarëve për apartamente nuk justifikohej me kreditë që ata kanë marrë në bankë. "Vlera e këtyre apartamenteve nëse shiten me mesatarisht 1 mijë euro metri katror është 2.37 miliardë euro. Por ndërkohë për blerje apartamentesh qytetarët shqiptarë janë kredituar nga bankat vetëm ne 320 milionë euro. Pra bëhet fjalë për afro 2 miliardë euro para të padeklaruara që mbajnë në këmbë industrinë e ndërtimit" tha Neritan Sejamini.