Flash

Berisha paralajmëron zgjedhjet e përgjithshme: Në vjeshtë t’i japim duart Ramës

Lapsi.al 9 May 2023
Berisha paralajmëron zgjedhjet e përgjithshme: Në vjeshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zgjedhje parlamentare në Shqipëri në shtator. Gjatë fjalës së tij në Pogradec, Berisha tha se në vjeshtë shqiptarët do t’i japin duart kryeministrit Rama.

“Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha ai.

Berisha u ndal edhe te çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës.

Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë.

“Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës. Çlirimi i biznesit nga kjo barrë është dyfishim i të ardhurave për komunitet prej tyre”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI