Flash

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen

Lapsi.al 9 May 2023
Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset.

Nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rruge dhe humbja e kontrollit, ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku pak ditë më parë një kamion si pasojë e humbjes së kontrollit bllokoi këtë aks rrugor për më tepër se 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

Të këshilluara

Pikiata e euros rrezikon bizneset eksportuese

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese për të diskutuar mbi shqetësimet e ...

08:38

Këmbimi valutor për këtë të martë 9 maji

Në tregun e këmbimit valutor janë reflektuar pak ndryshime këtë të martë. Një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.5 lekë. Euro do...

08:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI