Flash

10 kandidatë për kryebashkiakë nën hetim të thelluar/ Celibashi: PD nuk ka sjellë emra për komisionerë

Lapsi.al 9 May 2023
10 kandidatë për kryebashkiakë nën hetim të thelluar/

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje nga përgatitja e zgjedhjeve të së dielës, ku në të gjithë vendin do të zgjidhen kryetarët e bashkive, si dhe këshilltarët.

Celibashi tha se për 38 kandidatë është kërkuar një hetim i thelluar pasi ka pasur indicie apo denoncime se kandidimi i tyre është bërë në shkelje me ligjin. 10 prej kandidatëve që kërkohet një hetim i thelluar garojnë për kryetarë bashkie dhe 28 të tjerë për këshillat bashkiakë.

“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë për 38 kandidatë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar.

Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi gjatë deklaratës për gazetarët.

Sipas Celibashit në këtë vit është bërë një punë më e mirë trajnuese për operatorët e pajisjeve, që do të operojnë në të gjithë vendin.

Sa i takon fletëve të votimit, Celibashi tha se ato janë marrë sot në dorëzim nga KQZ, dhe më tej pritet që të bëhet dhe shpërndarja e tyre.

Sa i takon qendrave të votimit, PD sipas Celibashit nuk ka dërguar komisionerë në 422 qendra votimi, ndërsa PL nuk ka dërguar 75 emra.

Të këshilluara

Pikiata e euros rrezikon bizneset eksportuese

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese për të diskutuar mbi shqetësimet e ...

08:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI