Flash

Vrau tetë persona në qendrën tregtare, arrestohet autori i dyshuar në SHBA

Lapsi.al 8 May 2023
Vrau tetë persona në qendrën tregtare, arrestohet autori i

Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e armatosur që vrau tetë persona, përfshirë edhe fëmijë, në një qendër tregtare në Dallas. Sulmuesi është identifikuar si Mauricio Garcia, 33 vjeç.

Garcia, banor i Dallasit, u vra nga një zyrtar policor, që doli në vendin e ngjarjes. Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi sulmin si “aktin e fundit të dhunës me armë zjarri që ka shkatërruar kombin tonë”.

Mediat amerikane cituan hetuesit të kenë thënë se Garcia mund të ketë pas lidhje me të djathtën ekstreme, siç sugjerohej edhe nga logot që kishte pasur të vendosura në rrobat e tij.

Ai përdori pushkë të stilit AR-15 dhe kishte të vendosur një logo ku shkruante RWDS, shkurtesë për “Skuadrën e Vdekjes të Krahut të Djathtë”, që besohet se është grup neo-nazist.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi i armatosur kishte dalë nga makina e tij në parkingun e qendrës tregtare dhe kishte nisur të qëllonte drejt qytetarëve.

Gjashtë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy të tjerë në spital. Të paktën edhe tre persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Garcia po ashtu kishte me vete një pistoletë, ndërkaq edhe armë të tjera u zbuluan në makinën e tij.

Presidenti Biden ka konfirmuar se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, duke shtuar se “shumë familje kanë karrige të zbrazëta në tavolinat e tyre”, teksa u bëri thirrje sërish anëtarëve të Partisë Republikane që të mbështesin kontrollet më të ashpra të armëve.

Garcia raportohet se ka punuar si roje sigurimi dhe nuk kishte ndonjë të kaluar kriminale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI