Flash

Vrasja në Itali, 5-vjeçari shqiptar shpëtoi duke u fshehur pas divanit

Lapsi.al 8 May 2023
Vrasja në Itali, 5-vjeçari shqiptar shpëtoi duke u fshehur pas

Një nga detajet më prekëse të vrasjes në familjen shqiptare në Itali, është vendi ku u fsheh djali 5-vjeçar. Ai u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën.

Babai i tij, Taulant Malaj, vrau italianin Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij. Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar.

Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Përpara prokurorëve, autori ka treguar se e shoqja, Tefta Malaj ia kishte pranuar lidhjen me italianin Massimp De Santis që jetonte një kat sipër tyre, madje i kishte kërkuar familje dhe që të mos ndaheshin. Por, Taulanti thotë se kishte parë mesazhe të tjera mes të shoqes dhe Massimos e një ditë më parë i kishtë zënë pritë në shkallë këtij të fundit.

Ai e la atë të mbuluar në gjak dhe me të njëjtën thikë u fut në banesë e masakroi të vijën e gruan. Këtë të fundit, siç tha dhe vetë sot, e ka lënë të gjallë që të vuante pas vdekjes së të bijës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI