Flash

Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit

Lapsi.al 8 May 2023
Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit

Edi Rama nuk ka zhgënjyer as këtë herë në shkëmbimin e favoreve para zgjedhjeve me Erdoganin. Ai ka prodhuar një video me tirta turqisht ku i drejtohet elektoratit turk të mbështesë presidentin me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 14 maj.

Në hyrje të mesazhit Rama thekson se Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, sipas tij, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Evropën.

LEXO ME TEJ:

Strategjia/ Si shkëmbejnë favore elektorale Rama dhe Erdogan 

"Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Türkiye-s të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por, në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdoğan, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Türkiye-n në shembullin e një transformimi fantastik"  thekson Rama, i cili e vë Erdoganin para ndihmës që vendet e perëndimit i kanë dhënë shqiptarëve: "tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët sipas kryeministrit Rama "ishin shumë të zënë me hallin e tyre".

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Kryeministri shqiptar në thirrjen e tij elektorale lavdëron edhe vetin ë Erdogan për të mos u përkulur: "mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia, e cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa", thuhet në mesazhin e Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi thirret në SPAK

Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Gjuzi preferoi të mos jepte d...

11:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI