Flash

Shakira vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Lapsi.al 8 May 2023
Shakira vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Shakira, përtej një periudhe të trazuar personale, po shijon një moment të ëmbël profesional.

Artistja kolumbiane mori çmimin “Gruaja e Vitit” në “Billboard’s Women in Latin Music Awards”, një ngjarje e mbajtur në Qendrën “Watsco” në Miami, ku këngëtarja jeton aktualisht me fëmijët e saj.

Këngëtarja e mori çmimin nga Maluma dhe mbajti një fjalim para të gjithëve.

“Vjen një moment në jetën e çdo gruaje kur ajo nuk varet më nga dikush që ta dojë apo ta pranojë veten ashtu siç është”, tha ajo.

“Kërkimi i tjetrit zëvendësohet nga kërkimi i vetes, kur dëshira për të qenë i përsosur zëvendësohet nga dëshira për të qenë autentik.”

Shakira ka rikthyer figurën e një gruaje më të pavarur, diçka që ka nxitur shumë duartrokitje në Watsco Center.

“Është një vit në të cilin kam kuptuar se femrat janë shumë më të forta nga sa mendojmë ne”, vazhdoi ajo.

“Ne jemi më të guximshme nga sa mendojmë se jemi. Mendoj se jemi gjithashtu më të pavarur nga sa na kanë mësuar të jemi.

“Cila grua nuk e ka kaluar përvojën e kërkimit të vëmendjes, dashurisë apo miratimit nga të tjerët dhe ka harruar veten? Më ka ndodhur mua.”

Artistja vlerësoi edhe qëndrimin e femrave në situata të caktuara që ndodhin kur ato janë në çift.

“Nuk ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që me të vërtetë ka rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnike ndaj vetes”, tha ajo.

Në fund të kësaj fjalie pati një ovacion të madh. Nga ana tjetër, Shakira falënderoi muzikën për ndihmën e dhënë në momentet e vështira.

“Është e vërtetë që kur u ndjeva më e humbur, ishte muzika ajo që më vuri në rrugën e kthimit tek vetja.”

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI