Flash

Erion Veliaj pa regji qendrore/ Ngec para Klodi Lalës, e kthen në personale

Lapsi.al 8 May 2023
Erion Veliaj pa regji qendrore/ Ngec para Klodi Lalës, e kthen në

Erion Velisë i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda në një ballafaqim live me gazetarët, për të treguar raportin e tij të vërtetë me mediat. Duke dalë nga SPAK, ku kishte shkuar për të paditur Sali Berishën për shpifje, Veliaj u detyrua të ndalej para mediave që po prisnin për një prononcim të tij. Por këtë herë pa regji qendrore dhe pa montazhierët e bashkisë.

I pamësuar me dalje të vërteta përpara gazetarëve, por vetëm me kronika të parapërgatitura dhe takime të mbyllura për mediat që përçohen nga stafi i tij, Veliaj e humbi toruan menjëherë sapo iu bë një pyetje fare normale nga gazetarja Klodi Lala. I habitur që gazetarët mund të bëjnë edhe pyetje të paporositura dhe i gjendur para kamerave që këtë herë nuk ishin të stafit të tij, Veliaj dështoi të japë një përgjigje dhe menjëherë shfaqi nervozisëm përballë gazetares. Raporti i tij i vërtetë me median doli në pah duke e shndërruar përgjigjen ndaj një pyetje normale, në një batutë personale me Lalën. Pa e fshehur dot arrogancën dhe bezdinë nga një ballafaqim disa sekondash pa regji qendrore, ai dëshmoi se është i aftë të komunikojë me mediat vetëm me mesazhe të parafabrikuara, përndryshe mbetet si peshku pa ujë.

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s'kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju. 

Kjo replikë e shkurtër, vetëm me një pyetje, e detyroi Veliajn të sillet ndaj gazetares ashtu siç ai është në të vërtetë. Në të njëjtën kohë dëshmoi paaftësinë e kryetarit të Bashkisë për të komunikuar diçka që nuk është e parapërgatitur. Veliaj kishte shkuar në SPAK, pesë ditë para mbylljes së fushatës, me qëllimin e qartë për të sajuar një “duel” mes tij dhe Berishës dhe për ta propaganduar veten si një politikan që respekton të vërtetën dhe ligjin. Pyetja e Klodi Lalës ia turbulloi mesazhin e planifikuar dhe përmendja e inceneratorëve dhe Ndraghetas e detyroi të ikë duke konfirmuar mungesën e respektit ndaj komunikimit të vërtetë me publikun nëpërmjet mediave.

Dhe, në fund, duke dashur të shfaqet edhe si batutaxhi, tentoi të kopjojë Edi Ramën me një batutë bajate. “Të fala Saliut”, u tha gazetarëve me një shprehje të theksuar të aseksualitetit politik. Imagjinoni nëse Erion Veliaj do të komunikonte pa regji qëndrore dhe me takime të hapura për gazetarët, falsiteti i tij do të bëhej epik. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI