Flash

Braktis foshnjën e tretë! Bebja dy muajshe u gjet në rrugë në Durrës

Lapsi.al 8 May 2023
Braktis foshnjën e tretë! Bebja dy muajshe u gjet në rrugë

Një burrë me një foshnje në krah u paraqit në fundjavë pranë Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, duke deklaruar se e gjeti beben në rrugë.

Punonjëset në shërbim pasi i dhanë një biberon me qumësht e orientuan, në bazë të protokollit, që ta dërgojë atë në spitalin e Durrësit për kontroll mjekësor. Pas kësaj, policia nisi menjëherë hetimet nga të cilat rezultoi se foshnja, një vajzë vetëm dymuajshe, ishte lënë nga nëna në anë të rrugës në zonën e Golemit.

Hetimet çuan në identifikimin e nënës së foshnjes, një 22-vjeçare që ndonëse me banim në Tiranë e ka lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit. E shpallur në kërkim nga policia e Kavajës për veprën penale të “braktisjes së të miturve”, 22-vjeçarja rome Denada Sula u kap nga shërbimet policore dhe deklaroi se e ka të pamundur të rrisë fëmijën e saj. Top Channel mëson se nëna e re ka një proces të hapur gjyqësor për të njëjtën vepër penale në Gjykatën e Durrësit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ajo braktisi dy fëmijët e saj, përkatësisht një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 9-muajshe, në afërsi të gjykatës. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, që erdhi në jetë nën peshë në maternitetin e Durrësit, për të pasur të njëjtin fat, si motra dhe vëllai i saj.

Foshnja që sot mbush 2 muaj nga ardhja në jetë ndodhet në pediatrinë e spitalit të Durrësit ku po i nënshtrohet analizave të ndryshme shëndetësore dhe më pas me vendim të Shërbimit Social do të kalojë në një banesë të re, në Shtëpinë e Foshnjes.

Gjatë viteve të fundit, braktisja e fëmijëve është një fenomen që ka ardhur në rritje. Vështirësitë ekonomike mbeten faktor kryesor për heqjen dorë nga përgjegjësitë prindërore për rritjen e fëmijëve, por ky është një veprim i dënueshëm nga ligji dhe shoqëria. Kodi ynë penal parashikon dënimin me gjobë, ose burgim gjer në 3 vjet për prindin braktisës dhe në rastet kur braktisja ka sjellë pasoja në shëndetin a jetën e të miturit dënimi shkon deri në 10 vjet burg. Në gjykatën e Durrësit nuk kanë munguar dënimet për këtë vepër penale, vendime që janë dhënë kryesisht për nënat braktisëse./tch

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI