Flash

Belind Këlliçi publikon dëftesat dhe diplomën e shkollës: Më lini 5 minuta të krenohem

Lapsi.al 8 May 2023
Belind Këlliçi publikon dëftesat dhe diplomën e

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka publikuar ditën e sotme të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” ai i ka bërë thirrje Erion Veliajt, që të tregojë edhe ai diplomat që ka marrë në universitet.

"Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky (Veliaj) “është me shkollë” dhe unë “pa shkollë”, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe të flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë?!"

"Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak. Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë... Urdhëro, ai është semestri i parë dhe kjo është e klasës së parë!"

Publikimi i këtyre diplomave dhe dëftesave vjen pas akuzave të bëra ndaj tij se nuk ka diplomë universiteti.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI