Flash

VIDEO/ Kryeministrit i ndërpresin fjalën në Laç: Rama ik!

Lapsi.al 7 May 2023
VIDEO/ Kryeministrit i ndërpresin fjalën në Laç: Rama ik!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së dielës një takim me qytetarët në Kurbin ku ka prezantuar kandidaten e kësaj force për bashkinë. Në një moment, Rama është ndërprerë pasi dëgjohet thirrja “Rama ik” (video më poshtë). Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga kryeministri që pretendon se ata që bëjnë këtë gjë janë fëmijë të paguar.

“Ja doli një atje se mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. Janë këtu dy kategori. Sepse u japim ndonjë lekë aty te zyrtar e asaj foltores... I japin ndonjë lek aty dhe u thonë: “Ik bërtit aty Rama ik të të jap 5 mijë lekë”. Bën ai “Rama ik” dhe ikën merr lekët. Pastaj i thonë na dhe 5 mijë lekë të tjera shko bërtit edhe një herë” – tha Rama.

Nuk kanë munguar edhe akuzat e Ramës ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

”I marrin fondet nga takat këtu, se nga qeveria, jo se s’duam ne, po nuk i marrin dot, se nuk dinë të bëjnë projekte. I ndajnë me njëri-tjetrin, lënë ca veç, marrin autobuza dhe ca veta që kanë këtu, kapin dy autobuza i fusin 50-50, i nisin në Tiran që të thonë Rama ik me dy gishta. Nuk kam hallin tim, se nuk them që mos votoni ata se do më vinë me autobus me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë tek ju me dy këmbë. Ata ik edhe unë hajde.

E mbani mend që thonin Rama ik, Rama ik, iku Luli. Prapë do thonë, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të dalin të thonë “i vodhi, cohuni, Rama ik”, por këtë herë do ikin ata të dy përfundimisht. Po me një ndryshim nga Luli, se shkoi me fjet, pret kur ta zgjojnë. Këta nuk do ikin me fjet, nuk flenë dot, kanë hesape të tjera, që do i lajnë në këtë botë. Drejtësia vonon, por nuk harron thotë populli. Unë them drejtësia ka vonuar, sa s’ka mo”, - ka thënë Rama. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI