Flash

OSBE: Qindra mijëra fëmijë të rrëmbyer nga Ukraina në Rusi

Lapsi.al 7 May 2023
OSBE: Qindra mijëra fëmijë të rrëmbyer nga Ukraina

Sipas llogaritjeve të OSBE-së, nga viti 2015 me gjasë janë disa qindra mijëra fëmijë që janë rrëmbyer nga Ukraina e janë dërguar në Rusi.

Që nga viti 2015 me gjasë disa qindra mijëra të mitur janë marrë nga zonat e pushtuara në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi. Kjo deklaratë ka ardhur nga tre ekspertë të angazhuar nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE. “Duket se ka një plan, që fëmijët të asimilohen në stil të gjerë”, tha ekspertja e OSBE, Veronika Bilkova para mediave.

Ekipi i ekspertëve deklaroi po ashtu, se ka pasur “një sërë (..) shkeljesh kundër të drejtave (..) të fëmijëve të deportuar.” Numri i saktë i tyre është i panjohur, llogaritjet më të ulta prekin rreth 20.000 persona. Por si burimet ruse edhe ato ukrainase japin shifra që janë dhjetë herë më të larta ose më shumë. “Ne vërtet bëjmë fjalë për një fenomen masiv”, tha Bilkova.

Rusia sipas raportit ka marrë masa “ligjore dhe politike (…)që disa prej këtyre fëmijeve t’i jepet nënshtetësia ruse dhe të lehtësohet dërgimi i tyre në familje kujdestare.” Këta fëmijë në Rusi i ekspozohen një fushate proruse. Sipas të dhënave të Kievit që nga marshimi i Rusisë në Ukrainë në vitin e kaluar, 2022, më shumë se 19.000 fëmijë janë rrëmbyer në Rusi, shumë prej tyre ndodhen në jetimore dhe familje kujdestare. Rusia e mohon këtë dhe deklaron ndërkohë, se është përpjekur të mbrojë këta fëmijë nga tmerret e luftës./DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI