Flash

E rëndë në Teksas/ Një i armatosur vret tetë vetë në një qendër tregtare

Lapsi.al 7 May 2023
E rëndë në Teksas/ Një i armatosur vret tetë vetë

Një sulmues i armatosur ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare, në qytetin Dallas të Teksasit, kanë bërë të ditura autoritetet amerikane.

Qindra persona janë evakuuar nga qendra tregtare në zonën Allen. Dëshmitarët kanë thënë se burri ka shtënë me armë zjarri, teksa ka qenë duke ecur.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin, dhe beson se ai ka vepruar i vetëm. Në mesin e viktimave besohet se ka fëmijë. Të paktën shtatë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shefi i zjarrfikësve në qytetin Allen, Jonathan Boyd, ka thënë se shtatë persona – përfshirë sulmuesin – kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë në spital.

Një zyrtar policor “i ka dëgjuar të shtënat, i është afruar zhurmës, e ka shënjestruar të dyshuarin, dhe e ka neutralizuar atë “, ka thënë shefi policor për rajonin Allen, Brian Harvey. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se mosha e viktimave është nga pesë deri në 51 vjeç.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive. Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI