Flash

Dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij, arrestohen pas 4 muajsh dy të rinjtë

Lapsi.al 7 May 2023
Dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij, arrestohen pas 4

Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë.

Dyshohet se shtetasit e shpallur në kërkim, I.(E). A., 35 vjeç P.(L). P., 32 vjeç, kanë goditur për shkak të detyrës gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi dhunuan fizikisht më 25 janar gazetarin.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Goditën për shkak të detyrës, një gazetar, ndalohen 2 autorët e dyshuar që ishin shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI