Flash

Axhenda/ Presidenti i Polonisë vizitë zyrtare në Shqipëri

Lapsi.al 7 May 2023
Axhenda/ Presidenti i Polonisë vizitë zyrtare në Shqipëri

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Polonisë, Sh.T.Z. Andrzej Duda, i cili do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacioniet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësisht polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI