Flash

Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në Bahmut

Lapsi.al 6 May 2023
Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ka kryer sulme me fosfor në qytetin e Bahmutit. Në disa pamje të realizuara me dronë, Bahmuti shihet në tym, i cili besohet se ka qenë fosfor i bardhë, duke rënë mbi qytet.

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara. Mirëpo përdorimi i tyre në zonat e banuara me civilë, konsiderohet krim lufte. Armë të tilla krijojnë zjarre të shpejta, të cilët vështirë lokalizohen. Rusia është akuzuar edhe në të kaluarën se ka përdorur armë të tilla, sidomos në përleshjet në qytetin tjetër ukrainas, Mariupol. Forcat ushtarake ruse kanë tentuar të kapin Bahmutin që disa muaj, pavarësisht pikëpyetjeve që ekzistojnë për rëndësinë e tij strategjike.

Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa ushtarake të Moskës kanë vdekur, si pasojë e luftimeve. Përmes një postimi në Twitter, Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka thënë se sulmi me fosfor ka shënjestruar “zonat e papushtuara të Bahmutit, me municion ndezës”.

Komanda e forcave speciale të Kievit, ka thënë se forcat e Moskës kanë vazhduar “të shkatërrojnë qytetin”.

Fosfori i bardhë, është substancë e cila ndizet, kur të ketë kontakt me oksigjenin, duke shkaktuar tym të bardhë. Grupi ndërkombëtar për të drejta të njeriut, Human Rights Watch ka paralajmëruar se kjo lëndë kimike “njihet për plagët e rënda që shkakton”. Fosfori i bardhë ndizet në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar djegie të rëndë, nëse prek trupin e njeriut.

Rusia është nënshkruese e Konventës për disa lloje të armëve konvencionale, e cila ndalon përdorimin e atyre armëve, në zonat e banuara me civilë. Në qytetin e Bahmutit kanë banuar rreth 80.000 banorë, para nisjes së luftës.

Tani besohet se aty gjenden pak ose aspak civilë, për shkak të luftimeve të ashpra. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI