Flash

KQZ urdhër të prerë institucioneve: Fshini çdo postim elektoral që keni në faqet zyrtare

Lapsi.al 6 May 2023
KQZ urdhër të prerë institucioneve: Fshini çdo postim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo medie tjetër sociale. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka theksuar ndër të tjera se publikimi i veprimtarive me karakter politik nga ana e institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Kryekomisioneri Celibashi ka shpërndarë këtë njoftim, teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale). Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Gjithashtu, përbën shpërdorim të burimeve publike vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin e postimeve të cilat përmbajnë hashtagë (#), slogane me karakter politik/elektoral në zgjedhje, apo thirrje për mbështetje në zgjedhje nga ana e këtyre institucioneve

Të këshilluara

Ekzekutohet 28-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë nga partneri i saj me origjinë nga Guinea. Sipas asaj q...

16:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI