Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Zgjedhjet Durrës / Kush e futi në sherr Ermiana Sakon

Lapsi.al 5 May 2023
Zgjedhjet Durrës / Kush e futi në sherr Ermiana Sakon

Kryebashkiaka e Durrësit, Ermiana Sako, që kandidon për të pasuar vetveten në këdo ditë të fushatës, sa herë ka dalë në debatet televizive ka shfaqur një profil të ulët, gati për të ardhur gjynah. Ajo i përgjigjej me dy tre fjalë pyetjeve, i rëshkiste provokimeve dhe përstëriste gati si përmendësh se detyrën e saj e sheh më tepër si zbatim të punëve administrative sesa si luftë verbale mes politikanësh. Keq apo mirë, me instiktin e saj apo e mësuar nga profesionistët e fushatave ajo ka skalitur profilin e gruas së urtë që nuk i ndihet zëri i gojës.

Lexo me tej:

Podcasti/ Si e talli Rama kryebashkiaken Emirjana Sako 

Por tani në fund të garës ka shpërthyer me një pituetë 180 gradëshe. Ajo që i largohej përplasjeve dhe konfliktit i është përveshur vendshe rivali të saj Igli Cara, të cilin e ka dëgjuar për herë të parë si shitës vendesh pune në kohën e PD-së. Ajo e ka quajtur atë marionetë duke përdorur edhe epitetet e zakonshme të politikës së qendrës si Sali "non grata" apo "like floriri". "Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës" ka shkruar ajo!

Kushdo që e ka ka parë qoftë edhe njëherë Emirianën në daljet publike e kupton se kjo nuk është gjuha e saj. Aq më tepër që nëse ka një kandidat të PS që nuk duhet të flasë kundër non gratave ai duhet të gjendej në Durrës. Me sa duket fjalët e saj janë diktuar nga Tirana, për ta bërë edhe gruan që si ndihet zëri, pjesë të sherrit. Dhe këtu nuk kuptohet më se cili e ka dhënë fytyrën e tij me qera.

©Lapsi.al 

MESAZH I PLOTE I SAKOS: DY FJALË PËR KUNDËRSHTARIN TIM

Unë nuk jam politikane dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash. Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh.

Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë!

Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të rradhës dhe nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Deri dje ai ishte marioneta e Lul Bashës, sot ai është marioneta e Sali Nongratës dhe Ilir Floririt, të cilët s’kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Durrësit. Ata e kanë hedhur Igli Carën në fushë për t’u hedhur hi syve të durrsakëve dhe për ta marrë Durrësin peng. Për të marrë peng Portin e ri Turistik, Portin e ri tregtar në Porto Romano, hekurudhën e re Durrës-Tiranë dhe vetë të ardhmen e Durrësit që sot me mbështetjen e Kryeministrit dhe deputetit tonë Edi Rama, ka hyrë në një kapitull historik transformimi ekonomik, urban dhe social.

Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës!

Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e rradhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e nongratave dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetëm hallet dhe interesat personale!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI