Flash

Vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç mund të shkarkojë dokumente nga e-albania

Lapsi.al 5 May 2023
Vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç mund të shkarkojë

Shqipëria ka bërë revolucion në ofrimin e shërbimeve publike online, por ai po gjen pak përdorim nga moshat e vjetra. Teksa qeveria shqiptare ka çuar në kanalet dixhitale gati 95 për qind të shërbimeve të saj, nga ana tjetër njohuritë e shqiptarëve dhe aftësitë e tyre për ti përdorur ato janë shumë të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT vetëm 6 për qind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ishin në gjendje të shkarkonin dhe të printonin dokumente nga e -goverment me 2022.

Në grupet e tjera të popullsisë përdorimi i E-Albania për shkarkimin e dokumenteve ka qenë më i lartë. Psh rreth 33% e grup-moshës 25-34 vjeç e përdoren e-albania për të shkarkuar dokumente, por përqindja vjen e ulet në grupet më të mëdha të popullsisë.

Megjithatë gjatë vitit të kaluar pati një rritje të ndjeshme të familjeve me internet. INSTAT raportoi se 96.5% të familjeve kishin internet me 2022, me një rritje 8 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e “Revolucionit Dixhital të shërbimeve publike”.

Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë.

Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund.

Deri me 2026 qeveria shqiptare synon dixhitalizim të mëtejshëm të shërbimeve publike. Planifikohet integrimi i teknologjive të reja si blockchain, inteligjencë artificiale, për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve.

Për të rritur numrin e shërbimeve që merren në kohë reale me vulë elektronike synohet të vijohet me investime për dixhitalizimin e arkivave fizike dhe rritjen e numrit të sistemeve elektronike që nder veprojnë me njëra-tjetrën në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Ndër sfidat kombëtare është edhe njohja e nënshkrimit dhe vulës elektronike fillimisht në vendet e rajonit, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe bërjes së biznesit me Ballkanin Perëndimor dhe më pas me vendet e Bashkimit Evropian.

Në fokus do të jetë edhe përshtatja e platformës e-albania për përdorim dhe nga personat me aftësi ndryshe, të cilët aktualisht hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike online./ Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI