Flash

Rama: Po të më dëgjonte mua, Luli do ishte ende kryetar i PD

Lapsi.al 5 May 2023
Rama: Po të më dëgjonte mua, Luli do ishte ende kryetar i PD

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatën brenda opozitës. Për ish-kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, Rama shprehet se po të kishte dëgjuar fjalët e tij në Kuvend, do të ishte ende në krye të PD-së dhe do të kishte më shumë gjasa për fitore.

“Po të më kishte dëgjuar mua Luli, nuk ishin më këta. Jo t’më dëgjonte… se s’kemi bërë muhabete në kuzhinë, ato që i kam thënë në parlament… nuk do ishin më këta. Dhe mundësia që Partia Demokratike të fitonte do ishte shumë më e madhe… po të më kishte dëgjuar mua. Por, ai vazhdonte imitonte babën. Dhe një ditë të bukur i tha: “Nuk e dua këtë, të iki”. Edhe baba hoqi trupin dhe Luli u fut në ujë” – tha Rama në një intervistë në Vizion+.

Ndërsa për kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn e konsideron si kopje të lindur jashtë vëmendjes së “babës”.

“Alibeu me kompani janë kopje të zbehta, të legenosura, të atij, Babë e bir, por ky është një nga bijtë e lindur jashtë vëmendjes së babës, ndërkohë që po të shikoni retorikën, po të shikoni mënyrën si debatojnë, po të shikoni mënyrën se si e kuptojnë politikën është e njëjta gjë komplet. Sharës profesionistë, akuzues të palodhur. Njerëz kokëboshë që s’kanë asnjë ide, për të të sfiduar me ide. Dinë vetëm të shajnë. Janë kot! Janë njerëz kot. Vetëm se ai është triko leshi, këta janë lesh pa triko” – tha Rama.

I ashpër ishte edhe me kandidatët e bashkive kryesore nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që sipas Ramës janë askërkushi.

“Kë të mbaj, Igli Carën!? Igli Cara është askushi. Kë të mbaj!? Belon? Kush është Belo? Belo është askushi. Këta janë kukulla. Janë kukulla, janë njerëz pa pikën e respektit për veten, të dorëzuar për të marrë një lugë nga përsheshi dhe të vënë në dispozicion të dy njerëzve që janë në konflikt total me drejtësinë dhe me të ardhmen e këtij vendi” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI