Flash

Pas aksidentit mbi kalë, humb jetën ish-finalistja e Miss Universe

Lapsi.al 5 May 2023
Pas aksidentit mbi kalë, humb jetën ish-finalistja e Miss Universe

Një finaliste e Miss Universe nga Australia ka vdekur fatkeqësisht në moshën 23-vjeçare.

Miqtë zemërthyer dhe familja e modeles nga Sidney, Sienna Weir, kanë bërë homazhe për “engjëllin” e tyre pas raportimeve se asaj i kishin shkëputur aparatin që e mbante në jetë.

Mësohet se Sienna ishte përfshirë në një aksident në kalërim që ndodhi më 2 prill.

Ajo kishte qenë duke hipur në Windsor Polo Grounds kur kali i saj ra, dhe ajo mbeti me lëndime të rënda para se të dërgohej në gjendje kritike në spitalin Westmead të Sidney-t.

Partneri i shkatërruar i Sienna-s, Tom Bull, tha në Instagram: “Ne u deshëm me një dashuri që ishte më shumë se dashuri”.

Sienna ishte një influencuese e re, e cila ishte një finaliste në New South Wales për Miss Universe Australiane në 2022. Postimi i saj i fundit në Instagram ishte një seri selfie në muajin prill dhe më poshtë janë lënë mesazhe ngushëllimi.

Të këshilluara

Amber Heard i thotë lamtumirë Hollywood

Lart e poshtë po flitet se Amber Heard ka lënë Hollywood-in dhe është transferuar në Madrid, Spanjë. “Mund të zbuloj se Heard ka lënë Hollywood-in dhe është zh...

11:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI