Flash

Parashikimi i motit për sot: Dominim i kthjellimeve dhe rritje temperaturash

Lapsi.al 5 May 2023
Parashikimi i motit për sot: Dominim i kthjellimeve dhe rritje

Vendi ynë do të kushtëzohet nga një mot i qëndrueshëm atmosferik. Gjatë paradites do të ketë dominim të kthjellimeve. Megjithatë do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme. Pritet që në zonat verilindore të ketë mundësi për momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim mbi 2 ballë në brigjet detare.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të saj pritet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim parashikohet që në të gjithë territorin të ketë kalime vranësirash. Kjo do të gjenerojë në zona të izoluara dhe momente të pakta me pika shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonise parashikohet që gjatë ditës së premte të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Në pjesën e parë të ditës në Maqedoni kthjellimet do të jenë më të dukshme në pothuajse vendin. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualsiht në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat parashikohet të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Ndërsa Brigjet e Egjeut pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm paraqitet dhe Lindja e kontinentit, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje dëbore.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI