Flash

OKB ngre alarmin: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

Lapsi.al 5 May 2023
OKB ngre alarmin: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të

Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara tha se sipas të dhënave në prill, çmimet e ushqimeve u rritën për herë të parë brenda një viti. Por, megjithatë çmimet janë 20 për qind më të ulëta krahasuar me muajin mars të vitit 2022, kur u shënua rekord i rritjes së çmimeve pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), muajin e kaluar ishte mesatarisht 127.2 pikë krahasuar me 126.5 pikë në mars.

Kjo agjenci tha se rritja e çmimeve në prill është për shkak të rritjes së çmimeve të sheqerit, mishit dhe orizit, që kompensuan rënien e çmimeve të drithërave, bulmetit dhe vajit ushqimor.

“Teksa ekonomitë rimëkëmben nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, kërkesat do të rriten, duke rritur presionin edhe ndaj çmimeve të ushqimeve”, the ekonomisti në FAO, Maximo Teroro.

Rritja e çmimit të sheqerit, që në mars arriti në 17.6 për qind, ishte rritja më e madhe e regjistruar që nga vitit 2011. FAO tha se rritja e çmimit të këtij produkti lidhet me furnizimet e pakta për shkak të rënies së prodhimit në Indi dhe Kinë.

Ndërkaq, sipas indeksit, çmimet për mish u rritën për 1.3 për qind nga muaji në muaj, ndërkaq çmimi i vajit ushqimor ra për 1.7 për qind. Por, rritje të madhe kanë shënuar çmimet e orizit.

“Rritja e çmimeve të orizit është mjaft shqetësuese dhe është thelbësore që nisma e Detit të Zi të ripërtërihet, për të shmangur edhe një rritje tjetër të çmimeve të grurit dhe elbit”, tha Torero.

Ai iu referua marrëveshjes që lejon eksportin e drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi, që Rusia bllokoi pas pushtimit të Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina janë dy prej prodhueseve më të mëdha në botë të drithërave.

Ndërkaq, në një raport të ndarë për furnizimet me drithëra, FAO tha se parashikon që prodhimi botëror i grurit më 2023 të jetë 785 milionë tonë, apo pak më pak sesa më 2022.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI