Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

OBSH: Pandemia mbaroi, por në 3 vjet vdiqën 20 milionë njerëz

Lapsi.al 5 May 2023
OBSH: Pandemia mbaroi, por në 3 vjet vdiqën 20 milionë

“Emergjenca globale shëndetësore e Covid ka përfunduar”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus. Gjendja e emergjencës shëndetësore u shpall më 30 janar 2020.

“Ky është një moment për të festuar, por është edhe një moment për të reflektuar. Kanë humbur jetë që nuk duhej të ishin humbur. Në 3 vjet kanë qenë të paktën 20 milionë vdekje. Ne u premtojmë fëmijëve dhe nipërve tanë se nuk do të bëjmë më kurrë të njëjtat gabime", - shtoi kreu i OBSH-së.

"Në fillimin e pandemisë, kishte rreth 100 raste të Covid-19 jashtë Kinës dhe nuk u raportua asnjë vdekje. Në 3 vjet që nga ajo kohë, bota është kthyer përmbys. OBSH ka raportuar rreth 7 milionë vdekje, por ne e dimë se vlerësimi është shumë herë më i lartë, i barabartë me të paktën 20 milionë vdekje”, - theksoi Ghebreyesus.

Megjithatë rreziku i varianteve të reja mbetet.

“Me shumë shpresë tani e shpall fundin e Covid-19 si një emergjencë shëndetësore globale, por në çdo rast kjo nuk do të thotë se Covid ka mbaruar për sa i përket kërcënimit për shëndetin global”, - tha në deklaratën e tij drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

"Rreziku i varianteve të reja që mund të shkaktojnë valë të reja rastesh dhe vdekjesh mbetet. Gjëja më e keqe që vendet mund të bëjmë tani është të përdorim këtë lajm për të ulur vigjilencën, për të çmontuar sistemin që kemi ndërtuar dhe për t’u nisur njerëzve mesazhin se Covid nuk është më diçka për t'u shqetësuar" – paralajmëroi ai.

Covid ishte shumë më tepër se një krizë shëndetësore.

"Teksa flasim - tha Ghebreyesus - mijëra njerëz në mbarë botën po luftojnë për jetën e tyre në terapi intensive dhe miliona vazhdojnë të jetojnë me efektet dobësuese të gjendjes post-Covid. Virusi është këtu për të qëndruar. Është ende duke vrarë dhe është ende duke ndryshuar” – tha ai.

“Covid ka qenë shumë më tepër se një krizë shëndetësore. Ajo shkaktoi trazira ekonomike, duke zhdukur triliona nga PBB-ja dhe duke shtyrë miliona njerëz në varfëri. Ka shkaktuar trazira sociale, me mbyllje kufijsh dhe miliona njerëz të prekur nga izolimi, depresioni dhe ankthi.

Pandemia ka qenë një tendencë rënëse për më shumë se një vit, me imunizimin në rritje dhe vdekshmërinë duke u ulur me më pak presion mbi sistemet shëndetësore. Kjo ka lejuar që shumë vende të kthehen në jetën siç e dinim përpara pandemisë" – tha kreu i OBSH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI