Flash

Kush e bllokoi rritjen e pagave? Rama i kalon fajin deputetëve

Lapsi.al 5 May 2023
Kush e bllokoi rritjen e pagave? Rama i kalon fajin deputetëve

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se ka pasur një ngërç me rritjen e pagave, megjithatë qytetarët do ta marrin vlerën shtesë të të ardhurave që nga prilli ashtu sikurse u ishte premtuar.

Gjatë një takimi elektoral, Rama tha se ligji ndodhet tashmë në parlament, deputetët kanë bllokuar për disa javë procesin me qëllim që ta bindnin atë, që të rriste pagat edhe për ata dhe qeverinë.

Shefi i qeverisë theksoi se edhe nëse rritja e pagave ndodh një apo dy muaj me vonesë nga ç’ishte parashikuar, në maji-qershor, ata do të marrin shtesën e pagës që nga prilli.

“Kanë dalë tani dhe thonë, “e shtyu Edi Rama rritjen e pagave”. Nuk kam shtyrë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve të mësuesve dhe punonjësve të sigurisë janë rritur dhe rritjen për prillin ata e marrin tani në fillim të majit, siç ndahen.

E dyta, unë kam pasur një debat sepse për rritjen e të gjitha pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Ligji tashmë është në parlament dhe unë kam pasur një debat, që qeverisë dhe deputetëve duhet t’iu rriten pagat të fundit fare. Dmth, vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve dhe qeverisë do t’i rriten pagat.

Deputetët duan t’i rrisin tani, dhe u bllokua për disa javë kjo punë sepse donin të më bindnin mua. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama, të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me të gjithë prillin dhe të gjithë majin”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI